Kylian Mbappe po stërvitet rregullisht me PSG-në. Ylli francez pati 10 ditë pushim pasi u kthye nga Kupa e Botës dhe luajti dy ndeshje me parisienët.
Lionel Messi u kthye po ashtu dhe shënoi gol në fitoren 2:0, të mërkurën ndaj Angersit.
Neymari, i cili u përlot në eliminimin e Brazilit nga Kroacia në çerekfinale të Botërorit, u kthye më herët te PSG-ja. Por në ndeshjen e parë pas Botërorit mori karton të kuq ndaj Strasbourgut.
Në udhëtimin te Rennesi, të dielën nga ora 20:45, të tre yjet pritet të jenë të gatshëm për lojë. Ndeshja Rennes – PSG i takon xhiros së 19-të të Ligue 1.
Parisienët po fitojnë lehtësisht në kampionat dhe po shkojnë drejt një tjetër titulli në Francë.
Objektivi kryesor mbetet Liga e Kampionëve.
Në një të tetën e finales, PSG-ja do të luajë kundër Bayernit.
Edhe
Mbappe golashënuesi më i mirë, si do të ndikojë kjo te Messi?
Ndeshja e parë luhet më 14 shkurt në Paris.
Mbappe, Messi dhe Neymari kanë shënuar 48 gola për Parisin në këtë edicion.
Përballë do të kenë Rennesin, që ka fituar tetë ndeshjet e fundit në shtëpi.