Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kylian Mbappe duhet ta kthejë formën edhe me PSG-në

Pasi shënoi gola për Francën në kualifikime të Evropianit, Kylian Mbappe do të duhet të nis të realizojë edhe për Paris Saint-Germainin.

Tre golat e Mbappes në kualifikimet që u luajtën këtë muaj, kundër Holandës dhe Skocisë, ndihmuan Francës të dalë e para në Grupin B, dhe ta sigurojnë kualifikimin në Evropianin që mbahet në Gjermani vitin tjetër.

Por pasi shënoi tetë gola në pesë ndeshjet e para për PSG-në në edicionin aktual, Mbappe nuk e ka gjetur rrjetën në katër duelet e fundit. Nuk ishte efektiv edhe kur PSG-ja u mposht nga Newcastle 4:1 në Ligën e Kampionëve para dy javësh.

Rrugën e golit, Mbappe do ta synojë ta gjejë në duelin e së shtunës, kur PSG-ja e pret Strasbourgun në kuadër të xhiros së nëntë të elitës së futbollit francez.

Ndeshja nis në orën 17:00.

Edhe Mbappe: Mund të shënoj edhe më shumë gola Futboll Mbappe: Mund të shënoj edhe më shumë gola

PSG-ja pas tetë ndeshjeve ka 15 pikë, pesë më shumë se kundërshtari i vikendit. Lider është Monaco, që ka dy pikë më shumë se PSG-ja.

Gjiganti francez i futbollit më pas do të luajë ndeshje të madhe në Ligën e Kampionëve.

Të mërkurën takohet me Milanin.

Sulmi i PSG-së nuk është si i viteve të kaluara.

Sulmuesi Randal Kolo Muani ka shënuar vetëm dy herë qëkur u transferua nga Eintracht Frankfurti për 95 milionë euro, ndërsa Ousmane Dembele, ende nuk ka shënuar në nëntë ndeshje, qëkur u transferua nga Barcelona për 50.4 milionë euro.

Edhe Mbappe zhvillon ndeshjen e fundit me PSG-në Futboll Mbappe zhvillon ndeshjen e fundit me PSG-në

Mbappe është golashënuesi më i mirë i PSG-së me 220 gola në 269 ndeshje.

Vendi i dytë në ligë, Nice, është e vetmja skuadër pa humbje dhe ballafaqohet me Marseillen të shtunën. Nice ka 16 pikë, kurse Marseille i vendit të gjashtë ka 12 pikë.