Kylian Mbappe e Lionel Messi kanë bashkëpunuar për fitoren bindëse të PSG-së ndaj Marseillet. Ndonëse ishte mysafir, Parisi fitoi 3:0, të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së 25-të të Ligue 1. Mbappe shënoi dy gola dhe bëri një asistim. Ndërkohë Messi shënoi një gol dhe bëri dy asistime.
Messi arriti në shifrën e 700 golave në nivel klubesh, ndërsa Mbappe arriti në 200 gola për PSG-në.
Me fitore, Parisi është shkëputur në tabelë. Udhëheq me 60 pikë, tetë më shumë se Marseille i vendit të dytë.