Sulmuesit Kylian Mbappe dhe Marco Asensio kanë shkëlqyer në fitoren e Paris Saint-Germainit të premten mbrëma.
PSG-ja mposhti Strasbourgun me rezultatin 2:1, ndërsa ndeshja i takoi xhiros së 20-të të Ligue 1 të Francës.
Mbappe humbi penalltinë në minutën e gjashtë, por golit të 20-të sezonal iu gëzua në minutën e 31-të, kur u asistua nga Asensio. Asensio më pas shënoi vetë në minutën e 49-të për 2:0.
Dilane Bakwa shënoi për vendësit në minutën e 68-të.
PSG-ja prin në tabelë me 47 pikë në 20 ndeshje, kurse Strasbourgu mbetet në vendin e 10-të me 25 pikë.
Artikuj të ngjashëm