Pas tri barazimeve rresht në Ligue 1 të Francës, Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore të thellë në udhëtim kundër Monpellierit.
PSG-ja fitoi 6:2 të dielën në ndeshjen që i takoi javës së 26-të të elitës së futbollit francez. Vitinha shënoi golin e parë në minutën e 14-të.
Skuadra nga Parisi shpejtë shënoi edhe golin e dytë. Kylian Mbappe shënoi gol në minutën e 22-të.
Arnaud Nordin ngushoi rezultatin në 2:1 në minutën e 30-të, kurse për 2:2 shënoi Teji Tedy Savanier.
Ai shënoi nga penalltia në minutën e dytë shtesë të pjesë së parë.
Pjesa e parë përfundoi baras 2:2. Mbappe shënoi për 3:2 në minutën e 50-të, kurse tre minuta më vonë Lee Kang-in ngriti epërsinë në 4:2. Mbappe shënoi edhe një herë në minutën e 63-të për të kompletuar “hat-tricukn”. Golin e fundit për PSG-në e shënoi Nuno Mendes në minutën e 89-të. PSG-ja është forcuar në vendin e parë me 59 pikë, derisa Montpellieri është në vendin e 14-të me 26 pikë.