Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore të thellë 5:0 të shtunën ndaj Rennesit.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën i takoi xhiros së 15-të të Ligue 1 të Francës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKhvicha Kvaratskhelia e hapi serinë e golave në minutën e 28-të. Golin e dytë e realizoi Senny Mayulu në minutën e 39-të.
Kvaratskhelia realizoi sërish për 3:0 në minutën e 67-të. Realizatori i golit të katërt ishte Ibrahim Mbaye në minutën e 88-të. Gonçalo Ramos e shënoi golin e fundit në minutën e 91-të.
Parisi ka 33 pikë në vendin e dytë. Lensi është lider e një pikë më shumë.
Rennesi ka 24 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë.