Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele kanë shkëlqyer në fitoren e Paris Saint-Germainit të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e xhiros së 29-të të Ligue 1 të Francës.
Dyshja e sulmit i shënoi të katër golat e fitores së PSG-së në udhëtim te Lorienti, 4:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy ballafaqim ishte shtyrë për shkak të angazhimit të PSG-së në garat evropiane.
Dembele në minutën e 19-të dhe Mbappe në minutën e 22-të, shënuan për 2:0 në pjesën e parë.
Pas një ore lojë, Dembele realizoi për 3:0.
Mohamed Bamba e ngushtoi epërsinë në 3:1 në minutën e 73-të, ndërsa Mbappe në minutën e 90-të e vendosi rezultatin përfundimtar.
Mbappe ka 26 gola dhe 7 asistime në kampionatin francez aktualisht.
PSG-ja pas 30 ndeshjeve të luajtura ka 69 pikë dhe i është afruar titullit të radhës në Francë.
Lorienti i parafundit ka 26 pikë.