Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe kthehet në stërvitje dhe mund ta vazhdojë kontratën

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, është kthyer në stërvitje me ekipin e parë dhe pritet ta vazhdojë kontratën me klubin francez.

24-vjeçari nuk ka stërvitur me ekipin e parë për një kohë të gjatë.

Superylli u la jashtë skuadrës edhe në fazën përgatitore por edhe në duelin e parë të sezonit kundër Lorientit të shtunën mbrëma, që përfundoi 0:0.

Për Mbappen u tha se do të largohej në drejtim të Real Madridit në këtë verë. PSG-ja ka njoftuar të dielën se Mbappe është rikthyer pas bisedave “shumë konstruktive dhe pozitive”.

Mbappe e pa ndeshjen e parë të edicionit bashkë me Ousmane Dembelen nga tribunat.

Dembele u transferua së fundmi nga skuadra e Barcelonës.

Edhe Mbappe kthehet sërish te Franca Futboll Mbappe kthehet sërish te Franca

Mbappe pritet ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2025, në mënyrë që në verën e ardhshme të shitet dhe jo të largohet si futbollist i lirë nga Parisi.

Mbappe i ishte bashkuar PSG-së në vitin 2017, fillimisht në formë huazimi nga Monaco, ndërsa më pas e përfundoi transferimin për 180 milionë euro.

Ai ka shënuar 212 gola në 260 ndeshje.