Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja kundër Rennesit në ndeshjen me rivalitet të madh

Paris Saint-Germaini dhe Rennesi janë prej skuadrave të mëdha në Francë.

Skuadrat kanë rivalitet të madh, si në fushë, ashtu edhe në tribuna.

Pavarësisht dallimit me trofe të fituar, Rennesi shpeshherë i ka bërë problem skuadrës së PSG-së, për shkak të ndeshjeve të forta që i ka zhvilluar ndaj parisienëve.

Dueli i radhës PSG – Rennes do të zhvillohet të dielën nga ora 17:05 dhe i takon xhiros së 28-të të Ligue 1 të Francës.

Takimi i parë mes këtyre dy ekipeve është zhvilluar në vitin 1972 dhe që atëherë skuadrat kanë luajtur 49 ndeshje.

PSG-ja ka dominuar duke i fituar rreth 70% të ndeshjeve.

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, do të ketë telashe në mbrojtje, pasi të lënduar janë Sergio Ramos, Marquinhos, Presnel Kimpembe dhe Achraf Hakimi.

PSG-ja është lider në Francë me 66 pikë. Ka 19 pikë më shumë se Rennesi.

Mbetet të shihet nëse tifozët e PSG-së do t’i vërshëllejnë Lionel Messit për pakënaqësi. Kështu të paktën kishin deklaruar disa liderë të tifozërisë së PSG-së ditë më parë.

Messi, fitues i Botërorit me Argjentinën, ka realizuar dhjetë gola e dhjetë asistime në 18 ndeshje të ligës në këtë edicion.

Artikuj të ngjashëm