Lionel Messi do të humbasë ndeshjen e Paris Saint-Germain në Ligue 1 këtë të dielën në derbin ndaj Monacos.
Messi do të mungojë shkaku i një gripi që do t’ia pamundësojë të paraqitet në këtë takim.
Messi është paraqitur në 18 nga 28 ndeshjet e luajtura deri më tani në elitën e futbollit francez.
Ndërkohë, Sergio Ramos, i cili ka luajtur vetëm pesë ndeshje për PSG-në, po rikuperohet gradualisht dhe ka stërvitur me grupin, por nuk do të jetë ende pjesë e skuadrës për përballjen me Monacon.