Monaco ka fituar bindshëm derbin ndaj Paris Saint-Germaint, të dielën. Monaco e ka mposhtur skuadrën parisiene me rezultatin 3:0.
Te parisenët mungoi ylli Lionel Messi, derisa u paraqiten Kylian Mbappe dhe Neymar. Messi mungoi për shkak të një gripi.
Në minutën e 25-të, Ben Yedder kaloi vendasit në avantazh prej 1:0.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Kevin Volland në minutën e 68-të dyfishoi epërsinë. Golin e tretë dhe të dytin personal, Yedder e shënoi në minutën e 84-t nga pika e bardhë.
PSG-ja përkundër kësaj disfate mbanë pozitën e parë në Ligue 1 me 65 pikë. Monaco renditet në vendin e shtatë me 44 pikë.