Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Monaco mposht PSG-në në derbi

Paris Saint-Germaini e ka pësuar disfatën e dytë rresht.

Pas humbjes nga Marseille në Kupën e Francës, parisienët u mposhtën edhe në ligë nga skuadra tjetër e madhe franceze, Monaco.

PSG-ja që kishte dy fitore të njëpasnjëshme në ligë, u mposht të shtunën në udhëtim te Monaco me rezultatin 3:1, dhe e hap garën për titull kampioni në Ligue 1.

Ndeshja i takoi xhiros së 23-të.

Aleksandr Golovin në minutën e katërt dhe Wissam Ben Yedder në minutën e 18-të shënuan për 2:0.

Rezultatin për mysafirët e ngushtoi Warren Zaire-Emery, 16-vjeçar, në minutën e 39-të.

Megjithatë, Ben Yedder, që asistoi në golin e parë, realizoi sërish për 3:1, në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë.

Ishte edhe rezultati final i takimit.

Lionel Messi dhe Kylian Mbappe nuk luajtën në këtë ballafaqim shkaku i lëndimeve muskulore.

PSG-ja megjithatë mbetet lidere në tabelë me 54 pikë.

Monaco ka 47 pikë.

Artikuj të ngjashëm