Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi po vuan nga lëndimet

Lionel Messi është parë në Madrid këtë javë për të kryer vizita mjekësore për shkak të lëndimeve që po e përcjellin atë te Paris Saint-Germaini.

Messi shkoi te klubi nga elita e futbollit francez nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës si transferim i lirë.

Sidoqoftë, ai i ka humbur pesë ndeshje deri tani për shkak të dëmtimeve.

Ish-ylli i Barcelonës ka pasur probleme me gju, i cili e ka shqetësuar prejse iu bashkua PSG-së.

Parisienët e humbën mundësinë për të fituar në mesjavë në Ligën e Kampionëve pa Messin. Barazuan me Leipzigun 2:2.

Në tetë ndeshje të zhvilluara me PSG-në, Messi i ka shënuar tri gola, që të gjitha në Ligën e Kampionëve.

Artikuj të ngjashëm