Lionel Messi vazhdon shkëlqimin te Barcelona.
Ylli argjentinas shënoi golin e parë në fitoren 2:1 ndaj Athletic Bilbaos, të dielën në mbrëmje.
Për Messin ishte goli i 49-të nga gjuajtja e lirë në të gjitha garat dhe i 38-ti në La Liga me Barçën.
Në total, sulmuesi 33-vjeçar ka arritur shifrën e 650 golave me fanellën e Barcelonën, prej tyre 456 sosh në La Liga.
Me triumfin e arritur ndaj Bilbaos, Barcelona renditet e dyta në tabelë me 40 pikë, 10 më pak se Atletico Madridi që është lider, por që ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.