Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dy statistikat e Messit që shënojnë 1 majin

Lionel Messi

1 maji për Lionel Messin është shumë i veçantë. 

“Associated Press” ka listuar disa ngjarje të rëndësishme sportive, ndërsa në dy prej tyre e ka përfshirë yllin argjentinas. 

Më 1 maj të vitit 2005, 17-vjeçari në atë kohë, Lionel Messi, e shënoi golin e tij të parë në La Liga për Barcelonën. 

Barcelona kishte fituar 2:0 kundër Albacetes në “Spotify Camp Nou” në Barcelonë. 

Ndërkohë, më 1 maj të vitit 2019, fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, shënoi dy herë për

Edhe Messi nuk njeh limite, thyen një tjetër rekord Botërori 2026 Messi nuk njeh limite, thyen një tjetër rekord

Barcelonën në fitoren 3:0 kundër Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. 

Me ato dy gola, Messi arriti shifrën e 600 golave për “blaugranan”.