Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi arrin shifrën e 800 golave në karrierë

Lionel Messi ka arritur shifrën e 800 golave në ndeshjen miqësore që Argjentina e fitoi ndaj Panamasë 2:0.

Ishte ndeshja e parë e argjentinasve, qëkur triumfuan në Kupën e Botës.

35-vjeçari i Paris Saint-Germainit bëhet lojtari i dytë që e arrin këtë shifër të golave, pas Cristiano Ronaldos.

Messi ka shënuar 672 gola në 17 sezone për Barcelonën, ndërsa 29 gola tjerë i ka realizuar me Paris Saint-Germainin.

Ai ka shënuar 99 gola me Argjentinën, dy prej të cilave i realizoi në finale të Kupës së Botës.

Messi realizoi nga faulli në minutën e 89-të në “Monumental de Nunez Stadium” në Buenos Aires.

Messi do ta ketë mundësinë që të shkojë në shifrën e 100 golave me Argjentinën të martën kundër Curacaos.

Artikuj të ngjashëm