Barcelona bëri kërkesë zyrtare për Coutinhon gjatë ditëve të fundit dhe zyrtarisht Liverpooli i kishte caktuar çmimin për shitjen e brazilianit.
“Të kuqtë” kanë kërkuar 150 milionë për Coutinhon që në momentin kur Barça bëri kërkesë për transferimin e tij.
Braziliani të premten ka bërë kërkesë zyrtare për largim, pasi klubi refuzoi 100 milionë euro.
Sipas Daily Record, Coutinho ka arritur marrëveshje personale me Barçën pak para se të bënte kërkesën zyrtare për largim.