Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mesfushori Perez hyn në portë, shpallet më i miri në ndeshje

Një ngjarje interesante ka ndodhur në “Copa Libertadores”. River Plate nga Argjentina u përball me Santa Fe të Kolumbisë, ndërsa te kampi argjentinas pati mungesa të shumta për shkak të përhapjes së madhe të virusit COVID-19.

20 futbollistë të Riverit dolën pozitivë, ndërsa ishte edhe një numër tjetër i lojtarëve të lënduar.

Vetëm 11 lojtarë ishin të gatshëm për ndeshjen në Buenos Aires.

Asnjëri nga ta nuk ishte portier, pasi katër gardianët e portës ishin prekur nga virusi apo ishin të lënduar.

Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut e refuzoi kërkesën e Riverit për të regjistruar portierin e pestë dhe të gjashtë për ndeshje.

Për këtë arsye, mesfushori Enzo Perez hyri në portë, edhe pse kishte lëndim në kofshë.

Santa Fe ishte favorite për ta fituar ndeshjen pas këtyre zhvillimeve, por River Plate fitoi 2:1 të enjten.

Edhe Monterrey e ndal në barazim River Platen Futboll Monterrey e ndal në barazim River Platen

Fabrizio Angileri shënoi pas tre minutash, ndërsa në minutën, Julian Alvarez e dyfishoi rezultatin.

Golin e vetëm për skuadrën Santa Fe e realizoi Kelvin Osorio.

Do të jetë natë e paharrueshme për River Platen dhe Enzo Perezin. Mesfushori i kthyer në portier, e fitoi epitetin e lojtarit më të mirë në ndeshje.