Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Si e shmangu përjashtimin Lautaro Martinez?

Lautaro Martinez

Tifozë të shumtë në rrjetet sociale kanë komentuar ngjarjet që kanë ndodhur në ndeshjen Argjentina – Zvicra. 

Argjentina e siguroi gjysmëfinalen me Anglinë pas fitores 3:1 në vazhdime ndaj helvetikëve. 

Në mesin e shumë rasteve që ngjallën reagime, është folur edhe për një karton të kuq për Lautaro Martinezin. 

Sulmuesi i Interit e shënoi golin për 3:1 në minutën e 121-të. 

Ai ishte ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 98-të. Pasi e shënoi golin, iu afrua tifozëve dhe festoi me ta. 

Njohës të futbollit besojnë së ai e meritoi kartonin e dytë të verdhë, përjashtimin nga loja dhe mungesën në gjysmëfinale ndaj “Tre Luanëve”. 

Edhe Vazhdon tradita e lojtarëve të Interit në finale të Botërorit Botërori 2026 Vazhdon tradita e lojtarëve të Interit në finale të Botërorit

Rregullorja thotë që nëse një lojtar i afrohet shumë tifozëve në festë dhe krijon rrezik për sigurinë e turmës, ndëshkohet me të verdhë. 

Por, Lautaro Martinezi shpëtoi pa u ndëshkuar dhe do të luajë ndaj Anglisë.