Roma ka pësuar në shtëpi nga Napoli, në derbin kryesor të kësaj jave në Serie A.
Ishte Mertens ai që u tregua vendimtar në këtë përballje, duke shënuar të dy golat për Napolin, në minutat 26 dhe 50, raporton Koha.net.
Golin e vetëm për Romën e shënoi Strootman në minutën e 89, pas një asistimi nga Perotti.
Përkundër humbjes Roma vazhdon të mbajë vendin e dytë me 59 pikë, kurse Napoli mban vend e tretë me dy pikë më pak.