Derbi i javës së 27 në Serie A ndërmjet Napolit dhe Romës i ka takuar ekipit mysafir.
Në një ndeshje spektakolare, Roma arkëtoi pikët e plota duke e mposhtur liderin me rezultat 2 me 4, raporton koha.net.
Për Napolin golat i shënuan Insigne e Mertens, kurse për Romën shënuan Under, Perotti e dy herë shënoi Edin Xheko.
Përkundër humbjes Napoli vazhdon të jetë lider në Serie A me 69 pikë, kurse Roma në vendin e tretë ka 53 pikë. Vendin e dytë e mban Juventusi me 68 pikë por me një ndeshje më pak të zhvilluar.