Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma fiton pas një kohe të gjatë ndaj Napolit

Roma ka fituar derbin ndaj Napolit. Të shtunën mbrëma, Roma fitoi 2:0. Ndërkohë Napoli e mbylli ndeshjen me dy lojtarë më pak në fushë.

Ndeshja u vendos në pjesën e dytë. Matteo Politano u ndëshkua me të kuq në minutën e 66-të. Lorenzo Pellegrini shënoi për 1:0 në minutën e 76-të, ndërsa Victor Osimhen u përjashtua në minutën e 86-të. Fare në fund, në minutën e 96-të, Romelu Lukaku shënoi për 2:0.
Ishte kjo fitorja e parë e Romës ndaj Napolit pas katër vjetësh.

Amir Rrahmani kompletoi ndeshjen te Napoli. Ndeshja i takoi xhiros së 17-të të Serie A. 

Me fitore, Roma ka kaluar Napolin në tabelë. Është e gjashta me 28 pikë. Napoli i ka 27 në pozitën e shtatë.