Favoriti për titull i “Australian Open”, Daniil Medvedev, e shfrytëzoi poenin që ia siguroi gjysmëfinalen e turneut.
Medvedev të mërkurën, me shumë vështirësi e eliminoi Felix Auger-Aliassime, dhe në gjysmëfinale do të luajë kundër grekut Stefanos Tsitsipas.
Bartësi i dytë i garës, Medvedev, fitoi 3:2 në sete, 6:7, 3:6, 7:6, 7:5 dhe 6:4. U bë tenisti i parë në këtë vit në Melbourne, që nga disavantazhi i dy seteve, arrin ta fitojë gjithë ndeshjen në fund.
Medvedev në gjysmëfinale të vitit të kaluar, e eliminoi Tsitsipasin, 6:3, 6:4 dhe 6:2.
Tani Tsitsipas e ka rastin për revansh ndaj rusit, dhe të arrijë në finalen e tij të parë në “Australian Open”.