Carlos Alcaraz luftoi shumë dhe dha gjithçka në gjysmëfinalen ndaj Alexander Zverevit, për ta siguruar finalen e parë në turneun Grand Slam të tenisit, “Australian Open”.
Të premten, spanjolli Alcaraz fitoi 3:2 në sete, 6:4, 7:6, 6:7, 6:7 dhe 7:5, në gjysmëfinalen që zgjati plot pesë orë e 27 minuta në Melbourne.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë gjysmëfinale pati edhe pakënaqësi nga Zverevi, i cili u ankua për kërkesën e Alcarazit për ndihmë mjekësore.
Megjithatë, 22-vjeçari Alcaraz, pavarësisht se me shumë vështirësi, arriti në finale dhe mund të shkruajë histori.
Nëse fiton të dielën, Alcaraz do të bëhej tenisti më i ri që kompleton trofetë në Grand Slame.