Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Meçi i shumëpritur Golovkin - Alvarez përfundon me barazim

Të gjithë kishin pritur që Gennady Golovkin e Saul Canelo Alvarez të ofronin një përballje plot aksion. Ata e kanë bërë këtë. Mirëpo, ajo që mungoi ishte konsistenca nga anëtarët e jurisë, që e vlerësuan luftën si të barabartë.

Kazaku Golovkin ka mbajtur titujt e tij të botës në peshën e mesme me barazimin e së shtunës mbrëma para mbi 22 mijë shikueseve në “T-Mobile Arena”, mirëpo pak ishin të kënaqur me këtë rezultat, shkruan ESPN, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dave Moretti kishte vlerësuar luftën 115:113 në favor të Golovkinit, ndërsa për befasi të të gjithëve Adalaide Byrd kishte vlerësuar 118:110 në favor të Alvarezit. Anëtari i tretë i jurisë, Don Trella kishte vlerësuar baras, 114:114.

Byrd i dha Golovkinit vetëm raundin e katërt dhe të shtatë, në një vlerësim që pritet të jetë ndër më shokuesit në histori të boksit.

Pas meçit, promotori i Alvarezit, Oscar De La Hoya, ka thënë se Alvarez do të përdorë klauzolën për një rimeç, mirëpo një anëtar i stafit të Alvarezit më vonë qartësoi se do të bisedojnë për këtë dhe se ende nuk është marrë ndonjë vendim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.