Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe së shpejti do të kumtojë të ardhmen e tij

Kylian Mbappe aktualisht është duke menduar se si ta komunikojë vendimin përfundimtar në lidhje me të ardhmen e tij në media. Sipas “Le Parisien” të martën, sulmuesi nuk e ka njoftuar ende askënd se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, por koha është kundër tij dhe presioni i mediave po rritet gjithnjë e më shumë rreth të ardhmes së tij.

Ylli i PSG-së, mbetet i fokusuar për t’u shpallur golashënuesi më i mirë në Ligue 1, por në mendje e ka edhe vendimin për të ardhmen e tij.

Vetëm dy muaj para se t'i skadojë kontrata, talenti francez duhet të gjejë një formulë që të mos dëmtojë imazhin e tij në lidhje me këtë çështje. Kjo edhe është arsyeja që ai ende nuk ka thënë asgjë në publik, duke shmangur gjithmonë pyetjet për të ardhmen dhe duke shtuar se nuk është momenti i duhur për të komunikuar vendimin e tij.

Artikuj të ngjashëm