Kylian Mbappen e pret një verë vendimtare, por ai nuk do të bëjë një njoftim zyrtar për të ardhmen e tij deri në ndeshjen e fundit të sezonit, atë që PSG-ja e luan kundër Metzit më 21 maj.
Mbappe do të fokusohet në ndeshjet e PSG-së dhe do të respektojë klubin deri në fund të edicionit.
Ylli francez thuhet se u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se për të ardhmen e tij, do t’i njoftoj ata në fund të edicionit.
23-vjeçari nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës, që i është ofruar nga kampioni francez.
Siç ka raportuar “Marca”, Real Madridi është në pritje të vendimit të Mbappes.
Artikuj të ngjashëm