Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe thotë se nuk ka vendosur për të ardhmen

Kylian Mbappe ka bërë të ditur se nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e tij.

Ylli francez nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me Paris Saint-Germainin që i skadon në fund të këtij edicioni. Ai mund të largohet nga ekipi francez si lojtar i lirë ndërsa kohët e fundit është raportuar se ai tashmë ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin.

E pikërisht me Realin, PSG-ja do të përballet këtë muaj në kuadër të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

“Nëse kam marrë një vendim për të ardhmen time? Jo. Të luash kundër Real Madridit ndryshon shumë gjëra. Edhe pse në këtë moment kam lirinë për të bërë atë që dua, nuk do të flas me një rival apo të bëj gjëra të tilla”, deklaroi Mbappe.

Artikuj të ngjashëm