Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe nuk i ka kthyer ende përgjigje PSG-së

Në javët e fundit është raportuar se Kylian Mbappe është pajtuar të vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germain.

Por të shtunën “Le Parisen” ka bërë të ditur se ylli francez nuk i ka kthyer ende ndonjë përgjigje zyrtare drejtuesve të klubit.

PSG-ja i ka ofruar kontratë dyvjeçare sulmuesit dhe është ende në pritje të vendimit të tij.

23-vjeçari do të presë përfundimin e sezonit për të marrë vendimin për të ardhmen e tij.

Për shërbimet e yllit të PSG-së interesim të vazhdueshëm ka shprehur Real Madridi.