Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Le Parisien: Mbappe do ta rinovojë kontratën

Transferimi i Kylian Mbappes te Real Madridi vazhdon të jetë i komplikuar.

Kështu ka raportuar të enjten mbrëma gazeta franceze “Le Parisien”, që thotë se sulmuesi tashmë është pajtuar që ta vazhdojë kontratën edhe për dy vjet tjera me PSG-në.

Kontrata aktuale e Mbappes skadon më 30 qershor.

Është raportuar shumë shpesh se ai në verë do t’u bashkohet madrilenëve, por gjithçka pritet të bëhet zyrtare në javët e ardhshme.

23-vjeçari Mbappe ka shënuar 35 gola dhe ka kontribuuar me 23 asistime në 43 ndeshje të luajtura në të gjitha garat në këtë edicion.