Kylian Mbappe duket shumë i vendosur që të largohet nga PSG-ja gjatë kësaj vere.
Gazetari i “RMC Sport”, Daniel Riolo, ka thënë se Mbappe nuk beson më në projektin e drejtorit Leonardo.
Ai ka theksuar se e sigurt është që sulmuesi francez nuk dëshiron që të qëndrojë më te PSG-ja.
Sipas tij, nëse Parisi nuk e shet këtë verë, në qershor të vitit 2022, ai do të largohet si lojtar i lirë, e këtë gjë nuk e duan drejtuesit e klubit.
Për sulmuesin 22-vjeçar janë të interesuara shumë klube evropiane, me theks të veçantë, Real Madridi dhe Liverpooli.
Aktualisht Mbappe është pjesë e Francës në “Euro 2020”.
Artikuj të ngjashëm