Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leonardo konfirmon se PSG-ja nuk ka hequr dorë nga Mbappe

Sulmuesit Kylian Mbappe i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin në fund të qershorit dhe nga 1 korriku do të jetë lojtar i lirë.

Francezi ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me klubin francez.

Megjithatë, drejtori i Parisit, Leonardo, ka thënë për “L’Equipe” se do të bëjnë të pamundurën që ta bindin Mbappen të qëndrojë.

“Nuk mund të them saktësisht, por ne kemi mundësi, për sa kohë që ai nuk ka nënshkruar për një klub tjetër. Ne do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur Mbappen”, ka deklaruar Leonardo.

Interesimin më të madh për Mbappen e ka shfaqur Real Madridi.