Sulmuesi Kylian Mbappe do të largohet në fund të edicionit nga Paris Saint-Germaini.
Sulmuesi francez ka vendosur të largohet si futbollist i lirë gjatë kësaj vere, bëri të ditur “L’Equipe” të dielën.
Mbappe do të transferohet te skuadra e madhe spanjolle Real Madrid.
Sulmuesi raportohet se ka arritur marrëveshje personale me “madrilenët” dhe do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.
23-vjeçari këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 35 gola dhe ka bërë 23 asistime.