Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe refuzon vazhdimin e kontratës me PSG-në

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ka refuzuar një ofertë tjetër të Paris Saint-Germainit për rinovimin e kontratës, raportojnë mediume të ndryshme evropiane.

Ylli francez raportohet se ka refuzuar të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me opsion edhe për një vit vetëm shtatë ditë para mbylljes së afatit kalimtar.

Refuzimi i kontratës së re ka shtuar edhe më shumë spekulimet për një kalim të mundshëm të tij te Real Madridi.

22-vjeçari me skuadrën nga Parisi ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ai këtë edicion e ka nisur me një gol dhe dy asistime në tri paraqitje.