Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe qëndron te PSG-ja

Ylli i Kampionatit Botëror në Rusi, Kylian Mbappe, pritet të qëndrojë te Paris Saint-Germaini, edhe edicionin e ardhshëm, raporton KTV.

Francezi ka folur edhe për triumfin e Francës në Botëror,

“Do të qëndroj te PSG-ja edhe për edicionin e ardhshëm, 100 për qind. Jam në fillim të karrierës sime, është ndjenjë e jashtëzakonshme për të shënuar në finale. Për të fituar, ju duhet të besoni, përpos që duhet të posedoni cilësi. Ne besuam dhe ia dolëm”, deklaroi Mbappe.

19-vjeçari u zgjodh futbollisti më i mirë i ri në Kupën e Botës në Rusi.