Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Al-Khelaifi, i lumtur që e ka Mbappen në skuadër

Presidenti i skuadrës së Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, ka folur sërish për situatën me Kylian Mbappen.

E ardhmja e sulmuesit francez nuk dihej para nisjes së edicionit të ri, ndërsa thuhej se ishte shumë afër transferimit te Real Madridi.

Mbappe vendosi të qëndronte te parisienët edhe për një edicion.

“Kylian Mbappe është lojtar i PSG-së. Ai e do klubin. Ai është lojtar fantastik. Ai është më i miri në botë. Jemi të lumtur që e kemi dhe do ta kemi atë”, është shprehur Al-Khelaifi, shkruan “Four Four Tëo” të shtunën.