Kylian Mbappe ka nisur përgatitjet me PSG-në për edicionin 2023/2024.
Ai shihet duke u përqafuar me Neymarin gjatë stërvitjes në palestër të hënën.
Por mbetet ende i paqartë qëndrimi i sulmuesit francez te skuadra e Parisit.
Ai u ka thënë drejtuesve të skuadrës se nuk e ka ndërmend të nënshkruaj kontratë të re.
Megjithatë, klubi i ka thënë atij ose të nënshkruar kontratë të re ose të shitet këtë verë, pasi nuk e kanë ndërmend ta lirojnë pa përfituar financiarisht nga francezi.
Mbappe ka kohë që po kërkohet nga Real Madridi.
Klubi spanjoll është raportuar më herët se është i gatshëm t’i shpenzojë 200 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm