Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe nis bisedimet me PSG-në

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe do të nis bisedimet me Paris Saint-Germanin për vazhdimin e kontratës.

Mediat franceze kanë raportuar të dielën se sulmuesi do të dëgjojë ofertën e klubit para se të marrë vendimin e tij.

PSG-ja do t’i ofrojë kontratë katërvjeçare me rritje të dukshme të pagës për ta bindur Mbappen të mbetet në Paris.

22-vjeçari ka kontratë me francezët deri në vitin 2022.

Për Mbappen interesim kanë shprehur Real Madridi dhe Liverpooli.

Sulmuesi francez këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 41 gola dhe ka bërë 111 asistime.