Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe mohon largimin nga PSG-ja

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, ka mohuar të dielën raportimet për largimin e tij në muajin janar, ndërsa ka shtuar se është i befasuar nga ato lajme.

“Nuk kam kërkuar asnjëherë largimin tim në janar”, u ka thënë Mbappe gazetarëve pas fitores së PSG-së kundër Marseilleit në Ligue 1 të dielën.

“Informata ka dalë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Benficas. Por, unë nuk e kam kuptuar atë. Nuk jam i përfshirë në këtë informatë as direkt e as indirekt”, është shprehur ai.

Disa media franceze kanë raportuar të martën se sulmuesi ishte i pakënaqur dhe se presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, nuk i kishte përmbushur premtimet e bëra.

Artikuj të ngjashëm