Kylian Mbappe nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.
Sipas mediave franceze ylli i Paris Saint-Germainit u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se do të vendos për të ardhmen e tij pas Kampionatit Evropian.
Klubi francez i ka ofruar kontratë trevjeçare Mbappes, të cilën nuk e ka pranuar ende.
22-vjeçari ka kontratë me parisienët deri në vitin 2022.
Interesim për shërbimet e yllit francez kanë shprehur Real Madridi dhe Liverpooli.
Këtë sezon Mbappe në të gjitha garat ka shënuar 41 gola dhe ka bërë 11 asistime.