Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, befasoi të gjithë me vendimin e tij për ta refuzuar Real Madridin dhe për të mbetur te Paris Saint-Germaini, ekip me të cilin e rinovoi kontratën deri në vitin 2025.
Klubi francez e ka bindur Mbappen të qëndrojë duke i garantuar se ai do të vendosë për transferimet dhe largimet që do të bëhet gjatë kësaj vere. “Mundo Deportivo” ka shkruar të enjten se Mbappe tashmë ka dorëzuar listën prej 14 lojtarëve, në mesin e tyre edhe sulmuesi Neymar, që i ka kërkuar klubit t’i nxjerrë në shitje dhe t’i largojë.
I pari në listën e largimeve të Mbappes është trajneri Mauricio Pochettino, i përcjellë nga lojtarët, si: Neymar, Thilo Kehrer, Julian Draxler, Daniel Pereira, Leandro Paredes, Ander Herrera, Layvin Kurzawa, Mauro Icardi, Pablo Sarabia, Juan Bernat, Idrissa Gueye, Colin Dagba dhe Sergio Rico.