Sulmuesi i Trepçës '89, Christian Mba, e ka fituar çmimin "Ylli i Javës" për xhiron e gjashtë të Superligës, që ndahet nga Federata e Futbollit të Kosovës. Kjo është hera e dytë këtë edicion që Mba shpallet lojtari më i mirë i javës.
Mba ishte më i merituari që 89-shi triumfoi në udhëtim te Drenica 5:2 në xhiron e gjashtë. Ai shënoi dy gola dhe bëri dy asistime në këtë fitore që ishte e para për ekipin nga Mitrovica këtë sezon.
“Është një fillim i mrekullueshëm për mua dhe për skuadrën time. Jam këtu për të dhënë më të mirën time. Ky çmim nuk e pasqyron vetëm lojën time, por edhe punën ekipore të bashkëlojtarëve të mi dhe të shtabit teknik", ka thënë ndër të tjera Mba, që këtë çmim e fitoi edhe në javën e parë.