Sulmuesi i Trepçës ’89, Chrsitian Mba, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së parë në Superligën e Kosovës në futboll, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të hënën. Mba në xhiron e parë, shënoi dy gola për 89-shin në ndeshjen ndaj skuadrës së Dritës që përfundoi 2:2 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Për 89-shin, kjo ishte ndeshja e parë në Superligës pas kthimit nga Liga e Parë, ku garoi sezonin e shkuar.
“Jam shumë i lumtur që jam shpallur ‘Ylli i Javës’ në xhiron e parë të Superligës. Do të punojmë shumë në këtë edicion për ta pozicionuar Trepçën’89 sa më lart. Shpresoj të vazhdoj me lojëra të mira dhe të jap sa më shumë gola”, tha Mba, pasi pranoi çmimin “Ylli i Javës”.