Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Matuidi i jep fund karrierës

Blaise Matuidi, fitues i Kupës së Botës dhe një prej lojtarëve më të mirë te Paris Saint-Germaini dhe Juventusi, ka njoftuar për pensionimin nga futbolli.

Ai i ka dhënë fund karrierës së pasur si lojtar në moshën 35-vjeçare.

Mesfushori francez e bëri publik lajmin në rrjetet sociale të premten me një mesazh emocionues.

“Futboll, të kam dashur shumë. Futboll, më ke dhënë shumë por ka ardhur koha të them mjaftë. I kam realizuar ëndrrat fëmijërore, ëndrrat si i rritur”, ka shkruar ndër të tjera Matuidi, ndërsa ka publikuar edhe intervistën 30-minutëshe ku flet për karrierën e tij.

Matuidi pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në Serie A dhe Ligue 1. Ka shtatë liga të fituara me dy klube dhe ka pesë paraqitje për Francën në Botërorin 2018.

Edhe Pedro tërhiqet nga futbolli Futboll Pedro tërhiqet nga futbolli

Më dy sezonet e fundit luajti në ligën MLS për Inter Miamin.

699 ndeshje i zhvilloi në nivel klubesh, ndërsa 75 të tjera me Francën.