Juan Mata u ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen, pasi ka rinovuar kontratën me Manchester Unitedin, kanë njoftuar të mërkurën mediumet angleze.
Spanjolli ka zgjatur edhe për tre vjet kontratën që i skadon në fund të muajit. 31-vjeçari është pjesë e Manchesterit prej janarit të vitit 2014, kur u tansferua nga Chelsea, transmeton Koha Ditore.
Me fanellën e Unitedit ka shënuar 45 gola në 218 paraqitje në të gjitha garat. Mesfushori me Manchesterin ka fituar tre trofe deri më tash, përfshirë edhe atë të Ligës së Evropës.
Ai ka shënuar edhe dhjetë gola në 41 ndeshje me Spanjën. Mata karrierë ka bërë edhe te Valencia.