Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mata pritet të rikthehet te Valencia

Juan Mata do të largohet nga Manchester Unitedi në fund të sezonit. Sipas “The Guardian”, mesfushori spanjoll do të rikthehet në La Liga.

Mata është në vitin e fundit të kontratës me “Djajtë e Kuq” dhe gjatë verës do të jetë futbollist i lirë.

Thuhet se lojtari ka vendosur të rikthehet te skuadra e Valencias, nga i cili ekip u largua në vitin 2011.

32-vjeçari është pjesë e Manchester Unitedit që nga viti 2014, kur ishte transferuar nga Chelsea.

Këtë sezon Mata ka luajtur në 10 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe asistuar tri herë.

Artikuj të ngjashëm