Mesfushori Omar Mascarell në fund të këtij edicioni do të kthehet te skuadra e Real Madridit pas paraqitjeve të mira që po i tregon në Bundesligë, tek Eintracht Frankfurti.
Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja "Marca".
Reali ka vendosur të paguajë klauzolën e kthimit për Mascarellin në vlerë prej katër milionë eurosh.
Ai në verën e vitit 2016 u transferua nga Reali tek ekipi gjerman për një milion euro.
25-vjeçari është produkt i Realit dhe për gjashtë vjet ka luajtur tek ekipi i dytë i Realit.
Karrierë ka bërë edhe te Derby County e Sporting Gijoni. Këtë edicion ka shtatë paraqitje dhe një gol të realizuar në Bundesligë.