Skuadra e Bayern Muenchenit ka siguruar shërbimet e mesfushorit defensiv, spanjollit Omar Mascarell.
Lajmi është bërë i ditur nga mediumet gjermane.
Mascarell te Bayerni do të transferohet nga skuadra e Real Madridit për pesë milionë euro.
25-vjeçari, në verën e vitit 2016 është huazuar tek Eintracht Frankfurti dhe ka treguar paraqitje të mira në Bundesligë.
Ai me Bayernin do të firmosë kontratë katërvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Edhe
E arritur e madhe e Osmanit me Bayern Munichun
Mascarell ka pasur telashe me lëndimet këtë edicion, por ka arritur të shënojë një gol në gjashtë paraqitje për Eintrachtin.
Ai është produkt i akademisë së Real Madridit, kurse ka luajtur edhe te Gijoni e Derby County.