Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi rikthen Garcian

Mbrojtësi i krahut të majtë, Fran Garcia, është rikthyer te skuadra e Real Madridit.

Garcia të hënën është prezantuar te Reali, ekip me të cilin ka firmosur kontratë afatgjate. Garcia i është bashkuar Real Madridit pas tri edicioneve të kaluara te Rayo Vallecano, ekip me të cilin kishte kontratë deri në vitin 2025. Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë publike, por thuhet se Reali ka paguar 10 milionë euro për 23-vjeçarin.

Garcia është produkt i Real Madridit, ndërsa në verën e vitit 2020 u pati transferuar te Vallecano nga ekipi i dytë i Realit.

Edicionin e fundit, ai ka treguar paraqitje të mira në La Liga, ku në 38 ndeshje të luajtura ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 3 asistime.