Mbrojtësi i krahut, Fran Garcia, do të jetë pjesë e skuadrës së Real Madridit në sezonin e ri. “Marca” ka raportuar të mërkurën se Reali ka arritur marrëveshje me Rayo Vallecanon për transferimin e Garcias në verë.
Për transferimin e tij, Reali do të paguajë pesë milionë euro, ndërsa Garcia me klubin madrilen do të firmosë kontratë afatgjatë.
23-vjeçari prej vitit 2020 është pjesë e Rayos, ekip të cilit iu bashkua nga skuadra e dytë e Real Madridit për dy milionë euro. Mirëpo, paraqitjet e tij të mira te Rayo, kanë bërë që Reali ta shfrytëzojë përparësinë e blerjes së tij.
Garcia luan në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa këtë sezon ka asistuar dy herë në La Liga.